“Për ata që mërziten pse kryeministri Edi Rama e mbron shtetin e Kosovës në Beograd”


Kimete Berisha, nje kolumniste e njohur ne Kosove, iu eshte perveshur kritkeve te vizites se Rames ne Beograd dhe deklaratave te tij atje me nje fjalor te ashper. Ja çfare shkruan gazetarja Berisha:
“Për ta ‘lexuar’ mendjen e Edi Ramës, duhet ta kesh lexuar paraprakisht së paku Volterin.
Të të vijë mërzi pse kryeministri Edi Rama e mbron shtetin e Kosovës në Beograd dhe e fton qeverinë serbe që ta pranojë këtë realitet, tregon se ti je i marrë.
Të të vijë inat pse Edi Rama i thotë Vuçiçit në Beograd se ‘Trepça është e Kosovës’, kjo tregon se ti s’je normal.
Të thuash se ‘ne para Edi Ramës kemi thënë se Trepça është e Kosovës’, dhe të mos dish ta bësh dallimin, kjo tregon se ti je kastravec.
Të kërkosh që Shqipëria të mos ‘përzihet’ në çështjet e brendshme të Kosovës, kjo do të thotë se ti je një idiot i madh.
Edi Rama është politikani i parë shqiptar, prej se shqipet merren me politikë, që as nuk i buzëqesh i pari ‘armikut’.
Pa inferioritet.
Të gjithë të tjerët janë treguar inferiorë ndaj serbëve.”