Për herë të parë, Netanyahu e pranon se Izraeli qëndron pas sulmit me pagerë/ U vranë 9 persona, 2,800 të plagosur

133

Izraeli ka konfirmuar për herë të parë se qëndron pas operacionit të shtatorit ku shpërthyen qindra pagerë të përdorur nga Hezbollahu në Liban.

“Operacioni i zhurmës dhe eliminimi i udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah u nis me gjithë kundërshtimin e zyrtarëve të lartë në institucionin e sigurisë”, i tha kryeministri Benjamin Netanyahu kabinetit të tij sipas mediave izraelite.

Një zyrtar izraelit i konfirmoi këto komente për CNN, hera e parë që Izraeli e pranon rolin e tij.
Vendimi i qeverisë për të informuar mediat izraelite mbi komentet e Netanyahut – dhe si rrjedhojë, të konfirmojë se Izraeli qëndron pas operacionit – duket të jetë një kapitull tjetër në politikat e brendshme që kanë dominuar Izraelin javët e fundit.
Shprehjen e Netanyahut mediat e interpretuan si kritikë të nënkuptuar ndaj udhëheqjes ushtarake dhe inteligjencës izraelite, si dhe ndaj ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes Yoav Gallant, të cilin Netanyahu e shkarkoi të martën.
Bëhet e ditur se qindra pagerë të përdorur nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen në të gjithë Libanin më 17 shtator, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke plagosur rreth 2,800 në shpërthimet që grupi militant i mbështetur nga Irani fajësoi Izraelin.

Një ditë pasi pagerët filluan të shpërthejnë në të gjithë Libanin, Gallant dukej se e pranonte rolin e vendit të tij.

“IDF sjell arritje të shkëlqyera, së bashku me Shin Bet, së bashku me Mossadin, të gjitha organet dhe të gjitha kornizat dhe rezultatet janë rezultate shumë mbresëlënëse”, tha ai më 18 shtator, gjatë një vizite në bazën e Forcave Ajrore Ramat-David në veri të Izraelit.

Comments