Për ne, Nënë Tereza është edhe përgjegjësi

327

Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: Jemi me fat dhe krenarë që kemi një nënë si Nëna Terezë, që u bë simbol i paqes, dashurisë, kujdesit në mes njerëzve në tërë botën.

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se populli shqiptar është me fat dhe krenar që ka një nënë si Nënë Tereza, që u bë simbol i paqes, dashurisë, kujdesit në mes njerëzve në tërë botën.

Këto komente, i pari i vendit i ka bërë në profilin e tij në Facebook, një ditë para shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Kemi fatin që të jetojmë në kohët më të mira për shqiptarët. Kemi përjetuar disa nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë tonë. Ndër këto momente themeltare në historinë tonë do të shënohet edhe shenjtërimi i Nënës Terezë nesër në Vatikan”.

“Jemi me fat dhe krenarë që kemi një nënë si Nëna Terezë, që u bë simbol i paqes, dashurisë, kujdesit në mes njerëzve në tërë botën”.

“Por, për ne, Nëna Terezë dhe simboli i saj në botë është edhe përgjegjësi, që të sillemi në përputhje me vlerat që ka promovuar ajo. Të jemi solidarë me njëri-tjetrin, të kujdesemi për njëri-tjetrin, të angazhohemi për paqe dhe mirëkuptim. Ky është kujtimi ynë për Nënën Terezë. Ky është obligimi ynë që kemi për të”, ka shkruar Thaçi. / Politiko.net

Comments