
Në 12 muajt e kaluar në Meksikë janë vrarë 175 politikanë, kumtoi agjencia analitike Etelekt.
Krahas vrasjeve, janë vërejtur edhe 850 sulme ndaj politikanëve, veçanërisht në vigjilje të zgjedhjeve në korrik.
Por, edhe pas zgjedhjeve konfrontimet vazhdojnë – në dy muajt e kaluar ishin vrarë 21 politikanë, ndërsa janë vërejtur edhe 63 sulme të motivuara politikisht.
Sulmi i fundit i këtillë është vrasja e kryetarit të sapozgjedhur të komunës në rajonin verior Çiuaua.