Për rastin “Dehari” Kuvendi mblidhet më 19 dhjetor, tani me kërkesë të PDK-së

144
fresco

midle

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se Kuvendi për rastin “Dehari” nuk do të mblidhet më 14, por më 19 dhjetor.

“Me 14 dhjetor nuk do të kemi seancë. Kjo ka qenë kërkesë e vetë deputetëve të Vetëvendosjes, për shkak të gjykimit të disa prej tyre. Seancë do të ketë më 19 dhjetor dhe iniciativa do të jetë e PDK-së. Për mbajtjen e saj do të mblidhet numri i nevojshëm i nënshkrimeve”, – ka thënë Veseli.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut javën e shkuar diskutoi çështjen e peticionit për rastin “Dehari”, me të cilin kërkohej një seancë e Kuvendit kushtuar kësaj vdekje në ambientet burgut në Prizren.

Kërkesa e Vetëvendosjes dhe e përfaqësuesve të grupeve opozitare ishte që kjo seancë të mbahje më 13 dhjetor, pra sot.

Mirëpo doli se disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës do të ishin atë ditë në një mision ndërkombëtar prandaj për këtë arsye u vendos që ajo të mbahej një ditë tjetër.

U parapëlqye që kjo të jetë 14 dhjetori, por tani doli si pengesë mungesa e disa deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët nesër do të dalin para gjykatës.

Kryeparlamentari Veseli tha se kjo mbledhje me atë rend ditë do të mbahet më 19 dhjetor, dhe me kërkesën e deputetëve të PDK-së.

Për këtë qëllim ai paralajmëroi mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Comments