Për shkak të rrëshqitjes së dheut, trafiku në rrugën Dibër – Mavrovë Rostushë po zhvillohet në një korsi

75

Trafiku në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë-Rostushë në afërsi të vendit të quajtur “Mellniçki Most” përballë hotelit Banjat e Dibrës, për automjetet motorike të udhëtarëve zhvillohet në një korsi për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Siç njoftoi LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë të thata.

Moebel THEMA

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Comments