Për të hyrë në Evropë, marokeni i ri rrezikon jetën duke i kaluar 230 kilometra poshtë autobusit (Video)

197

Adoleshenti i paemëruar ka udhëtuar nga Maroku për në Spanjë, i futur në pjesën e poshtme të autobusit. I riu është zbuluar nga shoferi, i cili dëgjoi zhurma të pazakonta kur të gjithë pasagjerët kishin zbritur, transmeton Telegrafi.

Forcat e rendit e kanë dërguar për kontroll mjekësor, pasi kishte kaluar 230 kilometra në një hapësirë të papastër. Por, gjendja tij është në rregull dhe atë e shoqëruan në një kamp refugjatësh.

Ky është një nga rastet e shumta, kur njerëzit udhëtojnë në forma të rrezikshme vetëm që të largohen për diku ku ka kushte më të mira jetese.

Comments