Për votim në referendum deri tani janë paraqitur 1.725 mërgimtarë

220

Deri më sot deri në orën 12, përmes ueb-aplikacionit www.dijaspora.sec.mk deri te Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) janë dorëzuar gjithsej 1.725 fletëparaqitje nga qytetarë për votim në Përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë në vendet e huaja.

Siç kumtoi KSHZ-ja, prej tyre 1.612 fletëparaqitje janë pranuar, 27 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim. Numër më të madh të fletëparaqitjeve ka për votim në Bern – 170, në Lubjanë – 137, në Londër – 103, në Toronto – 98 dhe Kanberrë 71, ndërsa numër më të vogël të fletëparaqitjeve janë dorëzuar për votim në Kiev, Podgoricë dhe Prishtinë – nga një fletëparaqitje, dhe Nju-Delhi, Kajro dhe Doha – nga dy fletëparaqitje.

Votimi në vendet e huaja do të realizohet më 29 shtator në përfaqësitë diplomatike-konsullore dhe zyrat konsullore të Republikës së Maqedonisë në të cilët janë pranuar të paktën 10 fletëparaqitje për votim, theksojnë nga Komisioni.

Paralelisht me paraqitjen e mërgimtarëve për votim në referendum deri më 23 gusht në mesnatë skadon edhe afati për kontroll në Listën zgjedhore. Deri dje kontroll në LZ në njësitë dhe zyrat rajonale të KSHZ-së kanë realizuar gjithsej 3.996 qytetarë. Numër i madh i qytetarëve kontroll kanë realizuar në Manastir – 411, në Strumicë – 364, Karposh – 300, Radovish – 217 dhe në Ohër dhe Prilep nga 199.

Comments