Përcillen së bashku në banesën e fundit

266

Mesditën e sotme janë përcjellë në banesën e fundit Boran Bercana dhe Silva Ndoci, respektivisht 30 dhe 24 vjeç.

Siç ishte paralajmëruar, familjet e dy të rinjve kanë kryer vetëm një ceremoni mortore, nga një shtëpi në lagjen ‘Manush Alimani’, tek pallatet parafabrikate përballë Shkollës së Ndërtimit në Shkodër.

Dhimbja është e madhe për familjarët e të njohurit dhe lotët nuk ndalen. Dëshpërim ka edhe tek ata që i kanë njohur dy të rinjtë edhe përmes ngjarjes së rëndë.

Poshtë pallatit janë dy makina funerale që presin të nisin udhëtimin e fundit mbi këtë tokë për Boranin e Silvën.

Dy trupat pa jetë hipën mbi makina dhe njëra pas tjetrës, i drejtohen varrezave. Në këtë botë, ata lënë Borisin 2 vjeçar, i cili qëndroi 5 orë në makinën ku iu vranë nëna dhe babai.

Një breshëri automatiku i mori jetën dy të rinjve në makinën e tyre, pak pas mesnatës së të shtunës.

Fatmirësisht, fëmija ka dalë i padëmtuar nga kjo ngjarje por do të duhet të rritet pa patur pranë dashurinë e prindërve.

Comments