Përdhunimi i 12-vjeçares, telefonata e nënës monstër: Mos e shtyni vajzën të denoncojë, se ky muhabet do harrohet 

119

 

Moebel THEMA

selvie yzeiraj - ylmi hoxha

Nëna që shfrytëzonte vajzën 12 vjeçe, Selvi Yzeiraj, e ka përdorur këtë të fundit edhe për të lehtësuar pozitën e saj në gjykatë pas arrestimit të parë në janar. Po ashtu, ditët e fundit para arrestimit të dytë,  ajo u është lutur të vëllezërve të mos e shtynin vajzën ta denonconte.

Rezulton se Selvi yzeiraj është arrestuar në muajin janar të këtij viti sëbashku me gjashtë të tjera gjatë një operacioni për shkatërrimin e një baze prostitucioni. Por ajo ka mohuar kur u morn ë pyetje duke pretenduar se nuk kishte lidhje me këtë rrjet dhe ndodhej atje për të filluar punë si kamariere. E gjendur përballë provave të akuzës, gruaja ka kërkuar mëshirë dhe që ta lironin, sepse kishte një vajzë të mitur, pa baba, për të cilën  nuk kishte kush të kujdesej në rast se ajo do të lihej në burg.

selvie yzeyraj“Ju lutem më lini të lirë, unë kam një vajzë të vogël, e cila as nuk ha po të mos më ketë mua afër. Ajo vuan dhe nga sëmundjet, humb herë pas here ndjenjat dhe duhet të kujdesem për të. I duhet kujdesi im, është fëmijë pa baba.” Jo ka qënë deklarata e Selvie Yzeirajt pas arraestimit dhe kjo alibi duket se e ka prekur trupin gjykues dhe ka vendosur ta lërë të lirë.

Ndërkaq, lidhur me skandalin e përdhunimit hetimi ka siguar prova se ajo ishte në dijeni të gjithçkaje.

Në bazë të përgjimeve, një ditë para arrestimit, Selvia u është përgjigjur disa telefonatave të bëra nga familjarët e saj, të cilët ishin vënë në dijeni nga mbesa e tyre për abuzimin seksual nga njerku.

Vëllezërit kanë kërkuar llogari të motrës pse ajo nuk ua kishte treguar këtë ngjarje të rëndë. Por ajo u është lutur të mos e bënin fajtore pasi kishte frikë publikimin e skandalit. Madje ajo u ka kërkuar vëllezërve të saj “ mos e shtyni vajzën të denoncojë, se ky muhabet do të harrohet”.

Dy ditë më parë, në dosjen e hetimit u shtua edhe përgjigja e Mjekësisë Ligjore të Tiranës që vërtetoi se në trupin  e së miturës kishte lëndë nga Ilmi Hoxha, duke e fundosur këtë të fundit./Panorama

Comments