Përdhunimi i vajzës që 6- vjeç, çfarë thanë nëna dhe njerku në gjyq

322

Moebel THEMA

Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e arrestit me burg për nënën që akuzohet se ka lejuar abuzimin e së bijës nga njerku i të miturës.

Ajo ka mohuar të ketë pasur dijeni për ngjarjen. Pra sot ajo e ka ndryshuar edhe një herë dëshminë e saj dhe është shprehur e tronditur pse flitet për këto gjëra. “Kam 5 ditë brenda, nuk e di cfarë flitet. Jam e tronditur. Nuk e di pse flitet për këto gjëra. S’kam dijeni për asgjë. Nuk di cfarë ka ndodhur mes vajzës sime dhe njerkut. Se di pse po me mbajne brenda, se di cfare ka thene vajza”, tha ajo në gjyq sot teksa mësoi masën e sigurisë. Arrest me burg dha gjykata edhe për Ilmi Hoxhajn. Ai ka mohuar edhe nje here vertetesine e atyre qe thuhen ne media sipas tij dhe ka thene se eshte i shokuar nga ato qe ka degjuar. “Jam i shokuar, ja lë gjykatës të zbardhë gjithçka. Nuk janë të vërteta ato që thuhen në media”, tha ai në gjyq./panorama

Comments