Përdhunohet shitësja e një butiku në Kërçovë

392

Është ngritur një padi penale për kryerjen e veprës penale përdhunim kundër 62 vjeçarit H.M. nga Republika e Shqipërisë, transmeton TetovaSot.

Gjegjësisht, me 19 të këtij muaji i dyshuari është futur në një shitore në Kërçovë dhe ka kërkuar që të blejë një pallto. Në momentin kur ka qenë i shërbyer nga e punësuara, i njëjti iu është afruar dhe ka nisur që të kryej vepra përdhunimi duke e prekur në trup.

E punësuara ka arritur që ta largoj nga vetja dhe është larguar në hapësirën ndihmëse të objektit prej ku ka marr një thikë me tentimin për t`u mbrojtur. Në atë moment nga hapësira tjetër ka dal e punësuara tjetër pas së cilës i padituri ka dal nga shitorja dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Shumë shpejtë pas kësaj është gjetur.

Nga ana e Gjykatës Themelore në Kërçovë, H.M. iu është caktuar dënimi me burg prej tre muajve dhe i njëjti është dërguar në burgun e Idrizovës.

Comments