Përdorimi i kondicionerëve mund të sjellë te sëmundjet në mushkëri



Në rrethana kur kondicionerët janë gjithnjë e më të pranishëm jo vetëm në istitucione dhe ambiente të punës por edhe në shtëpi, vjen një lajm jo shum i mirë për përdoruesit.
Mjekët thonë se mospastrimi i rregullt i kondicionerëve e zvoglon kualitetin e ajrit brenda në hapsire të caktuar dhe krijon kushte ideale për shumimin e shum bakterjeve, më specifike nga të cilat është legionela e cila I sulmon organet e frymëmarrjes dhe mushkritë e bardha.
Simptomat janë të ngjashme me virus, dhe terapia e vetme janë antibiotikët e fortë dhe një trajtim trejavorë.
“Këto bakterje mund të sjellin edhe deri te komplikimet e shpeshta. Nga Sinusi deri te zemera, veshkët dhe të gjith organet tjera, prandaj është me rëndësi infektimi të shkatrrohet plotësisht. Disa pacient trajtohen pre 7 deri në 10 ditë, ndjehen më mirë dhe e ndërpresin terapinë. Më pas paraqiten komplikime në zemër”, shprehet doktoresha Angelko Gjorqev nga klinika E Pulmologjisë dhe Alergologjisë.
Pa kondicioner nuk mund ti përballojmë muajt e verës, thonë qytetarët një pjesë e të cilëve e injorojnë faktin se ato duhet pastruar rregullisht dhe të mos e ulin shum temperaturën pasi mund të shkaktojnë kolaps në organizëm.
“Po kemi klim e përdorim qe 7 vite,vetëm se klima ka disa rregulla të cilat duhet respektuar,duhet pastruar, gjdo 6 muaj e ka atë procedurën, dikush edhe nuk edin, ato bakterie, ai që edi mir por ai që nuk edi është pak problem me klim mund të vijë edhe deri tek sëmundja, edhe nëpër vetura kemi klima por nuk e përdori shum se është e dëmshme”…
“Është mir të kesh klimatizues në shtëpi, por nëse nuk është e pastër, e ndotë ambientin dhe mundë të sjell infeksion sidomos tek fëmijët”…
“I pastrojmë klimatatizuesit rregullisht ,më së voni në tre muaj”…
“Pesëmbëdhjetë minuat nëse jamë në ambient ku ka klimatizues, më kap dhimbje e padurueshme e sinusëve, të enjëtura dhe teshtima”…
“Po kam, nuk e pastroj, kam dëgju se mbajn bakterje”…
“Ajo nuk kemi aso klime ne në fshat jemi”, shprehet qytetarët.
Pulmologët thon se këto bakterie të rrezikshme gjenden edhe në pishina dhe nëpër liqej, prandaj edhe në këto raste qytetarët duhet pasur kujdes.