Përforcohen masat e sigurisë në Los Anxhelos për shkak të kërcënimit nga shpërthimi

151
fresco
midle
Policia në Los Anxhelos i ka përforcuar masat e sigurisë në metronë dhe hekurudhën nëntokësore, pasi që mori informacion për kërcënim nga një shpërthim në stacionin e metrosë në afërsi të parkut argëtues “Juniversal”.
Shefi i policisë në Los Anxhelos, Çarli Bek deklaroi në konferencë për shtyp se informacioni për kërcënim është dhënë në FBI përmes telefonit nga ana e shërbimit të sigurisë. Ai shtoi se kërcënimi është shumë konkret, por duhet të verifikohet.
“Autoritetet kanë informacion, i cili na detyroi t’i përforcojmë masat e sigurisë në parkun “Juniversal” dhe në të gjitha stacionet e metrosë”, deklaroi shefi i Sektorit për luftë kundër terrorizmit Skot Edson.
Comments