Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë

340
fresco

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një banesë në zonën e ‘Don Boskos’, në Tiranë. Dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Mësohet se nuk ka persona të lënduar nga flakët, vetëm dëme të vogla materiale.

Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë keqfunksionimi i një bombole gazi.

Comments