Përfundoi Edicioni Jubilar, i 20-ti me rradhë, i FNP “Ditët e Naimit”

Përfundoi Edicioni Jubilar, i 20-ti me rradhë, i FNP “Ditët e Naimit”,i cili u mbajt prej 20-24 tetor, në Tetovë dhe në Prishtinë transmeton Faktiditor. Ne te morrën pjesë afro 30 poetë të huaj dhe shqiptar, të një shtrirjeje gjeografike, që nga Argjentina e SHBA e deri në Taivan. Në këtë edicion u mbajtën aktivitete të ndryshme letrare dhe kulturore, u organizua një konferencë shkencore, u hap një ekspozitë dhe u vizituan disa monumete historike ne Tetovë, Prishtinë dhe në Prizren. Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Naim Frashërit nën një koreografi fishekzjaresh u vendosën kurora lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar, i cili ndodhet para Qendrës së Kulturës në Tetovë. Festivalin e hapi Drejtori i Festivalit, ndërsa u përshëndet nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Festivali këtë vit botoi antologjinë me poetë pjesëmarrës dhe dy libra të poetit, Ilir Levonja./Faktiditor/.
