Përfundoi festivali Tiff –ODA, fitues filmi “Mother” nga Gjeorgjia

190
fresco
midle
Fitues i këtij festivali është filmi “Mother”, nga Gjeorgjia, i cili në vet ngërthente një histori nga realiteti.
“Çmimet janë ndarë me merita të plota për arsye të atij detyrimi që ato kanë pasur si vlera artistike por edhe si mundësi për një frymëmarrje dhe ardhmëri më të mirë për këtë kontribut”,tha Afrim Spahiu, antar i juris.
“Po shkon në drejtimin e duhur, Tiff-ODA sepse kamë parë sallat e kinemave, të mbushura me rrini , dhe kjo për mua është më e rëndësishmja sjellja e rinis  si audiencë, gjë që për ne që merremi me filmin është shumë e rëndësishme”, tha Toamsh Petran, antar i juris.
“Karakteristik e këtij festivali janë filmat e shkurtër ,  ndërsa filmat e gjatë i kemi për respekt të audiencës , janë filma që janë xhiruar dy vitet e fundit , dhe janë që kanë marrë pjesë në festivale të ndryshme të botës, siç janë filmat shqiptarë siç ka qenë Krom, Babai dhe Medena Noq”, tha Latif Hasolli, selektor i festivalit.
Në festivalin Tiff-ODA , u prezentuan 36 filma nga 25 shtet të ndryshme dhe artdashësit patën mundësi,  brenda pesë ditësh të ndjekin filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë. Për ata që donin të mësonin diç më tepër për kinematografin , kanë pasur mundësin që të ndjekin edhe punëtori të shumta, nga profesor të ardhur nga Sllovenia, Kosova, Shqipëria dhe profesor nga vendi.
Comments