Përfundojnë hetimet për korrupsionin prej 50 mijë eurosh në Gjykatën e Lartë

271

Përfundojnë hetimet për korrupsionin prej 50 mijë eurosh në Gjykatën e Lartë

Prokuroria për Krime të Rënda ka mbyllur hetimet për gjyqtaren e pezulluar të Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea dhe për bashkëshortin e saj Odhise Andrea, të akuzuar për korrupsion. Dosja penale do t’i dërgohet Gjykatës së Lartë për shqyrtim, pasi burrë e grua do të merrnin 50 mijë Euro për të tjetërsuar vendimin gjyqësor për një pronë në bregdet.

Odhise Andrea, i cili është punonjës në administratën e Kuvendit, është në kërkim nga policia dhe dyshohet se është arratisur jashtë vendit. Sa i përket gjyqtares, ajo po hetohet në gjendje të lirë dhe është pezulluar nga detyra.

Bashkëshorti i saj ishte në rolin e sekserit mes gruas së tij dhe dy personave Ilia Çabiri dhe Petraq Dashi, të cilët do të paguanin 50 mijë Euro që gjyqtarja Andrea të jepte vendimin gjyqësor në favor të tyre.

Comments