Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Shkëlqim Selami, i cili kishte ankimuar vendimin e KQZ-së për t’i hequr atij mandatin e deputetit.
Selami paditi KQZ-së për vendimin e marrë më datë 29 dhjetor të vitit të kaluar, ku së bashku me të i hoqi mandatin edhe ish deputetit Dashamir Tahiri dhe kreut të bashkisë së Kavajës Elvis Roshi. Mandati i tij u hoq pas mosrespektimit sipas organit të akuzës së ligjit për dekriminalizimin, ku Selami nuk kishte deklaruar një vepër penal për të cilin akuzohej disa vite më parë në Itali për trafik të qenieve njerëzore. Të dy deputetëy tashmë janë zëvendësuar me emra të rinj në Kuvend, ndërsa përfundimisht beteja ligjore ka përfunduar edhe për Selamin. /Gazeta Express/