Dramës së madhe të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, pas tri vit pritjesh i erdhi fundi – shkruan Gazeta Monitor.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës i dhanë dritën jeshile kësaj marrëveshje që ka mbajtur të bllokuar e në geto qytetarët kosovar.
Me 80 vota për ka kaluar Demarkacioni në Kuvendin e Kosovës.
Ata që kanë kundërshtuar vazhdimisht këtë marrëveshje janë deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje, e po ashtu edhe deputetët e Listës Serbe.
Tani njëri ndër dy kushtet për heqjen e vizave të qytetarëve kosovar u largua, e mbetet vetëm luftimi i korrupsionit si njëri ndër kushtet e fundit që duhet plotësuar për të ecur tutje Kosova drejtë integrimeve euro-atlanike.

