Përfundon gjendja e jashtëzakonshme në rajonet e përmbytura, situata mbetet alarmante
Sot, ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme në rajonet e përmbytura dhe qeveria do të largoj makinerinë e saj nga këto rajone. Ndërkohë gjendja vazhdon të jetë e vështirë. Edhe pas dy
javëve shumë shtëpi akoma nuk janë pastruar tërësisht dhe janë larg kthimit në gjendje banimi. Edhe nga shtabi i emergjencës pranojnë se kanë ngelur akoma shtëpi të pa pastruara,
por sipas koordinatorit Ali Sadiku situatën e rëndon dhe njëherit iriton banorët mos funksionimi I numrit të ministrisë së ‐nancave për dhënien e xhiro llogarive, për banorët e
dëmtuar gjatë vërshimeve. “Është fat që ka probleme në atë numër pas pak do takohem edhe me zv/ ministrisë ‐nancave dhe do të na jep sqarime shtesë me atë çka po ndodhë. Në Hasanbeg duhet të
bëhet pastrimi kanalit pastrimi stadiumit, vazhdohet me tamponimin e disa rrugëve, asfaltimin e disa rrugëve që të kthehet në gjendje të mëparshme”, tha Ali Sadiku,
koordinatori. Këtë e kon‐rmojnë edhe vetë banorët, të cilët gjatë gjithë kohës kanë tentuar të lidhen në këtë numër për ti ofruar të dhënat e tyre, por pa sukses.
Nga ministria e ‐nancave u shfajësuan duke theksuar se problemet me linjë telefonike janë shkaktuar për shkak të mbingarkesës. Nga kjo ministri nuk përjashtojnë mundësin e hapjes së linjave të reja dhe shtyrjen e afatit për paraqitjen e të dhënave, si parakusht për lëshimin e të hollave në xhirollogarin e personave të dëmtuar. Ndërkohë kërkimet për gjetjen e foshnjës 16 muajsh gjatë ditës së sotme kanë pushur, por familjarët theksojnë se kërkimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim.