Skuadra Trepça ’89 , kampione e Kosovës, ështe eliminuar qysh në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Kjo pas humbjes që pësoi nga skuadra e Ishujve Faroe, Vikingur me rezultat 1:4, transmeton Klan Kosova.
Kampionia e Kosovës është eliminuar nga gara e Ligës së Kampionëve nga një ekip gjysmë-profesionist, siç është Vikinguri i Ishujve Farore, futbollistë të cilit bëjnë edhe punë tjera përveç futbollit.
Vikinguri e ka shokuar 89-shin dhe mijëra tifozë në stadiumin ”Adem Jashari” në Mitrovicë, ku befasoi me fitoren e thellë prej 1:4. 89-shi ndeshjen e parë e kishte humbur me rezultat 2:1.
Me rezultat të përgjithshëm prej 6:2, Vikinguri ka kaluar në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, kurse Trepça ’89 i mbetet të punojë shumë për të kaluar në një nivel më të lartë, transmeton Klan Kosova.