Përfundon sesioni vjeshtor i AP­-së të OSBE-­së

808

Moebel THEMA

Me sesionin “Përmirësimi i menaxhimit me migrimin ndërkombëtar në bazë të të drejtave të njeriut”, sot përfundon sesioni vjeshtor i Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE­-së.

Në sesion do të mbajnë fjalim ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe kryesuesi i Komitetit për migrime të AP të OSBE-­së Filipo Lombardi pas së cilës vijon debat. Sesioni vjeshtor i AP­së së OSBE­-së filloi pardje me Forum Mesdhetar, ndërsa vazhdoi me konferencë parlamentare me temën “Përforcimi i masave për ndërtimin e besimit dhe qeverisjes së mirë në rajonin e OSBE­-së”.

Në suaza të konferencës, përveç sesionit të fundit në të cilën do të mbajnë fjalim Spasovski dhe Lombardi, u mbajtën edhe dy me temën “Qeverisja e mirë si bazë për nxitjen e zhvillimit ekonomik në rajonin e OSBE­së” dhe “Zhvillimi i institucioneve demokratike dhe të drejtave të njeriut në EJL: roli i OSBE­së”.

Dje pasdite u mbajt edhe seancë e Komitetit të përhershëm pas së cilës pritje kishte organizuar presidenti i RM­së, Gjorge Ivanov.

Comments