Përfundon votimi, nis numërimi i votave
Maqedonia e Veriut sot mban zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 81 njësi të vetëqeverisjes lokale, në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Zgjedhjet lokale e këtij viti do të jenë të parat në të të cilat do të reflektohen ndryshimet demografike të shfaqura nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021. Si rezultat i kësaj, ka ardhur deri te një ulje e numrit të anëtarëve të këshillave komunalë në 14 komuna. Në garën zgjedhore për kryetarë komunash marrin pjesë 5 koalicione, 18 parti politike dhe 57 kandidatë të pavarur. Në garën për mandatet e këshilltarëve, garojnë 6 koalicione, 28 parti politike dhe 67 lista të pavarura të këshilltarëve. 1.832.415 votues të regjistruar në Listën e votuesve kanë të drejtë vote.
Kutitë e votimit u hapën në ora 07.00 dhe u mbyll;n në ora 19:00.