Përgatitjet deri në perfeksion, për vizitën e Bidenit (Video)

Nuk ndodhë shpesh që sheshi të mbushet me flamujt e shtetit të Kosovës e ata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rrugëve nuk mungojnë as bilbordët me fotografi e me mbishkrime mirëseardhje për zëvendës Presidentin e SHBA-së, Joe Biden. Për këto përgatitje, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj në Klan Kosova tha se tashmë është bërë gjithçka që është dashur për të pritur njeriun e dytë të shtetit amerikan. përgatitje janë bërë edhe sa i përket sigurisë. Në Policinë e Kosovës kanë bërë të ditur se tashmë janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme që vizita e Baidenit të kaloj siç duhet. |