Përgjaken rrugët, makina tërheq zvarrë gjyshin dhe mbesën 11 vjeçe

185

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë pranë kthesës së Kamzës në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një të moshuar në momentin që po kalonte rrugën së bashku me një vajzë 11 vjeçare.
Newsbomb.al raporton se vajza 11-vjeçe, e cila besohet të jetë mbesa e të moshuarit, ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet në rrezik për jetën. Dëshmitarët thanë për Newsbomb.al, se i moshuari është jashtë rrezikut. Makina i ka tërhequr zvarrë për rreth 50 metra përgjatë rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi i ekspertëve.

Comments