“Jemi të hapur për pyetjet nga Kongresi dhe për mundësinë që do ta kemi për të dhënë informacione në lidhje me aktivitetet tona dhe për kontekstin në të cilin punojmë për t’i arritur qëllimet tona. Ne do t’i përgjigjemi kësaj kërkese ashtu siç është kërkuar“, thonë nga Ambasada e SHBA-së në lidhje me fushatën kundër ambasadorit Xhes Bejli.
Radio Televizioni i Maqedonisë, nëpërmjet korrespodentit të SHBA-së, sot nxori një kronikë në të cilën disa kongresmenë republikan të SHBA-së flasin kundër ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli madje nuk kanë përjashtuar mundësinë e shkarkimit.
Fushatën kundër Bejlit e udhëheqë VMRO-DPMNE-ja, të cilët njoftuar se kanë dërguar kërkesë deri te Donald Trump dhe partia republikanë që ta kontrollojnë punën e Xhes Bejlit në Maqedoni, duke e akuzuar se punon nën diktat të Sorosit dhe LSDM-së.