Kjo pasi disa media online kanë publikuar një përgjim të ri nga biseda e tij dhe përfaqësuesve të kompanisë italiane “Leonardo”, në lidhje me tenderin për furnizim me radar të ri. Përgjimin, partia opozitare VMRO-DPMNE e llogarit si dëshmi të krimit dhe apelojnë që sa më parë Prokuroria të merret me rastin, kurse kryeministri Zaev ta shkarkoj Rashkovskin nga posti I sekretarit gjeneral të qeverisë.
“I nderuar, zotëri, Jovevski, ju lutem tejkaloni frikën dhe veproni në bazë të ligjit, e jo në urdhër të Zoran Zaev. Gjithashtu I bëjmë thirrje Zaevit përfundimisht të mbledh guxim dhe ta shkarkojë të përkëdhelurin e tij Dragi Rashkovski nga fuinksioni Sekretar Gjeneral I Qeverisë, që të mundet që Rashkovski të përgjigjet para institucioneve dhe para drejtësisë. Është koha për përgjesjësi”, tha Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE. Zaev: Nëse ka gabuar do të përgjigjet para ligjit.
Ndërkohë, Kryeministri Zoran Zaev tha se nuk ka dëgjuar audio-përgjimin, por siguroi se në qoftë se vërtetohet se Rashkovski ka vepruar në kundërshtim me ligjin, atëherë atë do ta nxjer para organeve të drejtësisë.
“Nuk duhet askush që ka marrur detyre, nder dhe përgjegjësi të kryej funksion publik të jetë në njëfarë mënyrë thes boksi. Por, nëse ka gabuar ka ligje para të cilave do të përgjigjet dhe e dyta ka aspekte etike ku duhet ta dimë nëse një gjë e tillë e tejkalon kufirin ose jo”, tha Kryeministri Zoran Zaev.
M-NAV: Është mashtruar opinioni
Për rastin në fjalë kanë reaguar nga M-NAV. Ata thonë se publiku është mashtruar në lidhje me rastin me tenderin për furnizimin e pajisjeve të aviacionit-navigacion.
“Lidhur me furnizimin e sistemit ATM, M-NAV i konfirmon faktet e paraqitura në konferencën për media nga ana e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë të mbajtur më 2 korrik të vitit 2019 me përmendjen e kronologjisë së hollësishme të procedurës së përgjithshme të tenderimit. M-NAV do të bashkëpunojë me të gjitha organet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do t’i dorëzojnë të gjitha dokumentet e kërkuara në procedurat që zhvillohen ose që do të zhvillohen”, thonë nga M-NAV.
Me rastin po merret edhe Komisioni për Parandalim të Korupcionit. Përndryshe, ky është materiali I dytë që po publikohet për këtë rast. Ditë më parë Rashkovski kërkoi falje publike për fjalorin që kishte përdorur në materialin e parë të përgjuar, por mohoi akuzat për shkelje ligjore. Madje ai paralamroi padi për shpifje dhe nënçmim.