Përjashtohet nga Klinika e Gjinekologjisë profesori i njohur

669
fresco

 

midle

Gjinekologu i njohur, Prof. D-r Marjan Stojovski është përjashtuar nga vendi i punës në Klinikën për Gjinekologji të Shkupit. Këtë vendim e ka marrë drejtoresha e klinikës Doc. D-r Marija Haxhi-Lega me arsyetimin se ndaj Stojovskit ka një vendim të plotfuqishëm gjyqësor për mitmarrje.

Gjykata e Apelit Shkup ka sjellë një vendim më 13 korrik të këtij viti ku e shpall fajtor profesorin për mitmarrje nga një paciente në vitin 2010. Për këtë vepër profesori duhet të vuajë 2 vite burg dhe një vit ndalesë për kryerjen e profesionit – informon Zhurnal.

Profesori Stojovski është një nga gjinekologët më me emër në Maqedoni, ai ka qenë drejtor i Klinikës për Gjinekologji në vitet 2002-2006 dhe kryetar i komisionit për shëndetësi të LSDM-së.

Comments