Përkeqësohet situata e zjarrit në Malin e Taraboshit, rrezikon jetën efektivi i zjarrfikësve

297

Është përkeqësuar situata ma zjarret në Malin e Taraboshit, ku era ka favorizuar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Një punonjës i Inspektoriatit të Pyjeve është asfiksuar nga tymi dhe është nisur në spitalin e Shkodrës. Efektivi i zjarrfikësve të Shkodrës Gjergj Rrahi ka rrezikuar jetën e tij në betejën me zjarrin në malin e Taraboshit. Është asfiksuar dhe nga asfiksimi është rrëzuar duke mos arritur të qëndrojë në këmbë. Efektivi ka rrëshqitur dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri në malin e Taraboshit vijon që të jetë problem ndërsa i është afruar antenave të televizioneve. E vetmja ndërhyrje është vetëm nga toka sepse helikopteri ndodhet në shërbim servisi.

Efektivi Rrahi shprehet se është rrethuar nga flakët dhe për një moment ka rrëshqitur. Jemi prej 3 ditësh në këtë luftë shprehet Rrahi ndërsa thotë se ka qenë në një gjendje të vështirë. Ai u transportua nga inspektori I zjarrëfikësve Gazmend Muçmeraj. Insoektori deklaroi se fillimisht efektivi ka patur gjendje të vështirë me marrje mendësh por pasi ka ardhur në spital ka kaluar momentin e vështirë dhe është jashtë rrezikut për jetë. /Anila Dushi/

Comments