Përkrah Metës, kjo është “Zonja e Parë” më e veçantë në botë (FOTO LAJM)

377
fresco

Ilir Meta i ngjiti i vetëm shkallët e Presidencës, pasi gruaja e tij Monika Kryemadhi nuk e pranoi postin e “Zonjës së Parë”.

Por Presidenca nuk ka për të mbetur pa Zonjë të Parë, pasi do jetë vajza, Bora Meta, ajo e cila do të mbajë edhe statusin e Zonjës së Parë për të shoqëruar Presidentin e Shqipërisë në takimet zyrtare si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Por mbrëmë në pritjen e veçantë të Metës për Ditën e Pavarësisë, ai u shoqërua nga Era Meta, vajza e tij e vogël.

Duke respektuar postin e “Zonjës së Parë”, Era ishte veshur me nje fustan të shkurtër të zi, kombinuar me një fjongo të kuqe në kokë,ashtu si ngjyrat e festës kombëtare. /albeu.com/

Comments