Përkujtohet Ismet Jashari dhe dëshmorët .Në Javor, do të zbulohet busti tek shkolla SHFMU “Ismet Jasharit-KUMANOVA”

533

Të dielën më 25 Gusht, duke filluar nga ora 10:00 , në Kleckë, do të përkujtohet Ismet Jashari bashkë me dëshmorët tjerë të kombit informon Faktiditor.ch.Në një eveniment të tillë nga ora 11:00 në fshatin Javor, do të zbulohet busti tek shkolla SHFMU “Ismet Jasharit-KUMANOVA”.
Të përkujtojmë se u bënë 21 vite të rënjes heorike të njërit ndër komandantët më emblematikë të UÇK-së, Ismet Jashari me shokë dhe përvjetori i 21-të i brigadës me të njëjtin emër, “Brigada 121 Ismet Jashari-KUMANOVA”.
Lufta e lavdishme e Ismetit me bashkëluftëtarë, është bërë gurthemel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, me kthesën historike, duke e kthyer idealin në guxim, qëndresë dhe rezistencë ndaj armikut. Faktiditor.ch

Comments