Përleshen dy grupe, plagoset shqiptari në Shkup
Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmë një lagjen Butel të Shkupit. Burime pranë MPB-së kanë bërë të ditur për Zhurnal se pas një zënke verbale, e cila ka ndodhur rreth orës 17:00, dy palët e konfrontuara kanë vendosur që të konfrontohen edhe njëherë ku incidenti ka kulminuar rreth orës 22:00 në afërsi të shkollës fillore “Petar Zdravkovski Penko”.
Mësohet se një shqiptar i moshës 21 vjeç, djalë i një pronari të një kafiterie në Shkup, është plagosur nga plumbat e kallashnikovit. Pas këtij incidenti, personat të cilat kishin gjuajtur ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Zhurnal nga burime të sigurta mëson se deri më tani policia ende nuk ka arrestuar asnjë person i cili dyshohet si autorë i këtij incidenti të rëndë. Djaloshi 21 vjeçar ka marrë disa plagë në trup dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Bëhet fjalë për personin 21 vjeçar me iniciale A.J, i cili ka kërkuar ndihmë në Spitalin e qytetit rreth orës 22:00. Ndaj tij është kryer intervenim kirurgjik në këmbën e majtë.