Përleshja e ashpër e tifozëve anglezë me policët në Portugali

332
fresco

Anglezët hodhën disa shishe në drejtimin e tifozëve portugezë, teksa këta të fundit në zonën e tifozëve po shikonin kombëtaren e tyre duke mundur Zvicrën 3-1.

Ishte nata e dytë me radhë që tifozët anglezë kishin shkaktuar probleme, përcjell lajmi.net.

Një shef i policisë së Mbretërisë së Bashkuar e ka quajtur sjelljen e tyre “krejtësisht të papranueshme”.

midle

Besohet të ketë 15,000 përkrahës të Anglisë në Portugali dhe rreth 500 të pranishëm në ndeshjen e mbrëmshme në ‘Estadio do Dragao’ të Portos.

Disa tifozë po qëndrojnë në Porto, që është 30 kilometra larg nga Guimaraes ku Anglia përballet me Holandën sonte.

Edhe Federata e Futbollit të Anglisë e ka dënuar ashpër përleshjet që ndodhën në qytetin portugez.

Comments