Përleshje e armatosur në kufirin Pakistan–Afganistan, pesë ushtarë të vrarë

74
fresco

Njoftimi thotë se militantët u përpoqën të kalonin nga Afganistani dje dhe të premten , në distriktet Kurram dhe Vaziristan Verior përgjatë kufirit veriperëndimor të Pakistanit , raporton Reuters.

Ai shtoi se përpjekjet e infiltrimit nga militantët hedhin dyshime mbi qëllimet e qeverisë në Afganistan “në aspektin e zgjidhjes së problemit të terrorizmit që vjen nga toka e saj”, në bisedimet me Pakistanin që po zhvillohen në Stamboll për të përcaktuar detajet e armëpushimit të rënë dakord në Doha, pas përleshjeve të ashpra kufitare në gjysmën e parë të tetorit.

Talebanët mohojnë akuzat për infiltrim militantësh dhe thonë se operacionet ushtarake të Pakistanit shkelin sovranitetin afgan.

Comments