Përleshje me armë zjarri në Haraçinë, disa të lënduar dhe të arrestuar

545

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate në Haraçinë, ku të plagosur kanë mbetur disa persona, kanë informuar sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në komunikatën e MPB-së, shkruan se sot në SPB Shkup janë arrestuar M.A (31), M.S (35) nga fshati Straçincë dhe N.XH (27) nga fshati Haraçinë. Policia ka vepruar në bazë të denoncimit sipas të cilit pas mosmarrëveshjes paraprake, M.A (31) ka shtënë me armë zjarri dhe e ka plagosur B.A (36) për shkak borxhit që ky e ka pasur ndaj ti.

Pas përleshjes, sic informojnë nga MPB, në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” me lëndime nga arma e zjarrit është paraqitur M.A, ndërsa në spitalin e Qytetit, me lëndime nga arma e zjarri është sjellë B.A. Në të njëjtin spital me lëndime nga arma e zjarrit është sjellë edhe F.N i cili sipas zyrtarëve policore ka deklaruar se është lënduar në aksident trafiku, pas çka është larguar pa ju vërtetuar karakteri i lëndimeve.

Nga MPB thonë se në lidhje me rastin, në vendngjarje janë marrë gëzhojat nga pistoleta dhe dy makina.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit pas çka do të ngriten kallëzime adekuate. /SHENJA

Comments