Përleshje mes tifozëve kosovarë dhe atyre çekë në Prishtinë (VIDEO)

266

Në prag të ndeshjes mes FC Ballkanit dhe Slavia Prague, disa tifozë të të dyja taborëve janë përleshur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Lidhur me përleshjen, policia e ka konfirmuar se janë arrestuar tre persona, dy prej të cilëve janë kosovarë.

Intervenimi i policisë ka qenë i menjëhershëm dhe si rezultat është arritur që të ndalohet përleshja, pa pasur ndonjë përshkallëzim.

Comments