Përleshje në Pejë, tetë persona përfundojnë në spital

Mbrëmë rreth orës 23:30, Policia e Kosovës në Pejë ka pranuar infromacione në lidhje me një përleshje të tetë personave në fshatin Qyshk, përcjell Zëri.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet operative si dhe ka arritur që ta vë situatën nën kontroll. Lidhur me rastin policia ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, një nga të lënduarit është ndaluar në spital për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar nga spitali.
Njësitet policore të Stacionit Policor në Pejë kanë intervistuar gjashtë persona të dyshuar ku prej tyre me urdhër të prokurorit të shtetit katër nga këta janë dërguar në mbajtje për veprën penale ‘lëndim i rendë trupor’ ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.