PËRLOTET NËNA E AGIM ISMAILOVIQIT: “MU KA FLLADIT ZEMRA, SHUMË KAM HJEKUR…” (VIDEO)

302

Edhe nëna e Agim Ismailoviqit është shprehur shumë e lumtur me lirimin e djalit të saj. Ajo thotë se asaj i është freskuar zemra me ardhjen e të birit në shtëpi.

“Më është freskuar zemra, por e keqja nuk harrohet. Kam hequr shumë. E kam sjellur punën që nuk po mundem në këmbë të zgjohem”, deklaroi për TV SHENJA, Barije Ismailoviq, nëna e Agimit.
Nga ana tjetër Agim Ismailoviçi tha se emocionet janë të mëdha aq sa nuk ka mundur të bëjë aspak gjumë, duke mos besuar që përfundimisht natën po e kalon në shtëpi.

“Prej mëngjes deri tash, me mysafir…Gëzim më të madh nuk ka, gëzim i madh. edhe pse momentalisht nuk është në atë gjendjen siç ka qenë, por përsëri nëna është nënë edhe e sëmurë edhe e shëndosh…shpresoj që do të vijnë ditë më të mirë se sa këta 5 vite e 7 muaj”, deklaroi Agim Ismailoviç, i akuzuar në rastin ‘Monstra’. /SHENJA/

Comments