Përmbyset autobusi me turistë, 28 të vdekur
Një autobus turistësh është përmbysur gjatë mesnatës në dalje të një rruge që lidh dy autostrada pa pagesë në rajonin e Nangang, në kryeqytetin Taipei të Taivanit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 28 personave dhe duke plagosur 16 të tjerë.
Autobusi turistik kishte 44 persona në bord, përfshi shoferin dhe drejtuesin e guidës, teksa anoi në njërin krah të rrugës, sipas asaj që raportojnë zjarrfikësit dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë.
Ndihma e shpejtë u është dhënë personave për t’i nxjerrë ata nga autobusi, por punonjësit e shpëtimit gjetën shumë njerëz pa shenja jete.
Pak përpara mesditës, bilanci u përcaktua në 28 të vdekur dhe 16 të plagosur, të cilët janë transportuar në spitalet më të afërta të zonës. Mes tyre thuhet se nuk ka asnjë shtetas të huaj.
Pasagjerët, shumica e të cilëve ishin qytetarë në moshë, ishin duke u rikthyer nga një tur në fermën Wuling në Taichung. Ende nuk është dhënë asnjë detaj mbi shkaqet e aksidentit rrugor.