Përmbytje në gjithë vendin, humb jetën një 40-vjeçar në Klos

573

Permbyt

Në Bashkinë Klos, në fshatin Plan i Bardhë, është shënuar viktima e parë në vend si pasojë e përmbytjeve. Viktima është shtetasi me inicialet Gj.N, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga ujit. Ndërkohë një familje me pesë persona është bllokuar në një banesë në lumin Mat dhe pritet helikopteri i FA-ve për t’i marrë prej andej.

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para të shkaktuara nga përmbytjet.

Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 30 trupa në qarkun e Lezhës, ndërkohë që janë në gatishmëri dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë të cilat kanë ndërhyrë në përgjigje të kërkesës së emergjencës civile, por dhe të vetë banorëve.

Forcat e ushtrisë dhe mjetet kanë ndërhyrë sipas kërkesave të qarkut Lezhë për evakuim banorësh në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Ndërkohë që situata është problematike dhe në Fushë-Krujë, ku janë tre familje në rrezik përmbytjeje, ndërsa kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e tyre.

PermbyDy grupe shpëtimi me varka shpëtimi dhe mjete të kalueshmërisë së lartë janë në Fushë-Krujë në ndihmë të banorëve për evakuimin e tyre. Forcat e ushtrisë pritet të ndërhyjnë dhe në Derven pas daljes nga shtrati të lumit Zezë dhe në Borizanë. Një situatë e vështirë është edhe te Ura e Brarit në Tufinë, ku kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e një familjeje e cila është në rrezik përmbytjeje.

8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Comments