Përmbytje në Shqipëri, dy viktima dhe shumë dëme

177
fresco


Përmbytjet e një dite më parë në shumë qarqe të Shqipërisë kanë vazhduar edhe sot ndërkohë që janë regjistruar edhe dy viktima, një në rrugën e Kombit dhe një tjetër në qytetin e Fierit ndërsa tre elektricist të tjerë në Shkodër janë plagosur gjatë shpërthimit të një transformatori elektrik. Të paktën 315 persona janë evakuuar sipas Ministrisë së Mbrojtjes në një qendër tregtare në Tiranë dhe në Fushë-Krujë. Kryeministri Edi Rama doli në teren për te vëzhguar situatën.

midle

E rëndësishme është që deri tani falë operacioneve të shpëtimit posaçërisht gjatë natës kur ka qenë vërtetë shumë e vështirë pastaj dita është më e lehtë. Është siguruar që të mos kemi në jetë njerëzish, për fat të keq ka humbur jetën një punonjës- deklaroi Kryeminstëri i Shqipërisë Edi Rama.

Autostrada në drejtimin Tiranë-Durrës është e kalueshme, ndërsa nga Durrësi drejt Tiranës është ende e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj. Ministria e Mbrojtjes u bëri apel banorëve, të largohen nga banesat që ndodhen pranë shtrateve të lumenjve. Moti i përkeqësuar detyroi Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë që të pezullojë mësimin në të gjithë vendin.

Comments