Përmbytjet në Greqi, gjendje e jashtëzakonshme në Selanik dhe Peloponezi

223
per_8376-1

Në rajonet e Selanikut dhe Peloponezit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga të reshurat e rrëmbyeshme dyditëshe të shiut, lajmëroi agjencia ANA.

Në mbledhjen në qytetin Kalamata, në të cilën ka marrë pjesë delegacioni qeveritar, është vendosur të ndërmerren masa të jashtëzakonshme.

Deri tani në përmbytjet jetën e humbën katër persona, ndërsa një person rezulton i zhdukur.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin 24 persona në Selanik, 29 janë shpëtuar në Lakonija dhe 21 në Mesinia.

Comments