Përmbytjet në Hasanbeg, i ftohti vështirëson jetën e banorëve (VIDEO)



Gjendja e familjeve që pësuan nga përmbytjet e 6 gushtit në Hasnbeg po përkeqësohet dita ditës. Në temperatura të acarta ata qëndrojnë në shtëpitë gjysmë të rrënuara dhe pa ngrohje. Për shkak të kompensimeve joadekuate shumica e banorëve të këtij rajoni nuk kanë siguruar as kushtet elementare për jetë.
“Asgjë nuk kemi, ri nën qebe dalim ka pak në diell, nuk kemi kushte asgjë. Na s’kemi pas edhe para ama tash vërshimet i ka marr të gjitha. Do ti merrte edhe fëmijët edhe neve, me frigoriferë, me koftor elektrik, me te gjitha të gjitha i ka marr uji. Na kanë dhënë 1500 euro me ata e kemi rregulluar shtëpinë se ishte duke u rrënuar”.
“Kushtet si kemi të mira akoma nuk kemi nuk kemi para , shteti çka na dha do pare asgjë nuk kemi mund të rregullojmë me to tash jam duke fjetur tek vëllai , në punë jam 12 mijë denarë e kam rrogën me ata çka të bëjë, a të paguajë rrymë, ujë a fëmijët në shkollë.”
Që situatë të jetë më e rëndë në këto kushte të mjerueshme jetojnë edhe fëmijët e vegjël. Prindërit e tyre shprehen të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre.
“Kushtet i kemi katastrofë. Siç e shini edhe vetë tash dimri na ka ardhur, kemi edhe fëmijë të vogël , punë s’ka asgjë, askush nuk ka ndihmuar siç e shikoni edhe vetë.“
Ndërkohë familjet që pësuan dëme më të mëdha nga vërshimet, në pamundësi për ti riparuar shtëpive edhe pas katër muajsh qëndrojnë në konvikte apo tek të afërmit e tyre./alsat-m