Përmbytjet në Indi thyen rekordet, nivele të frikshme dhe 150 të vdekur

353

indi

Përmbytjet në lumin e Ganges në Indi këtë vit kanë thyer dhe tejkaluar rekordet e mëparshme duke marrë përmasa të “frikshme”, kanë thënë zyrtarë vendas e të huaj për BBC-në.

Ata thanë se niveli i ujit ka arritur nivele të papara në katër vende të Indisë veriore.

Rekordi më i lartë ishte në Patna, kryeqytetin e shtetit të Biharit, ku ujërat e përmbytjes së arritur 50.52m më 26 gusht, nga 50.27m në 1994.

Përmbytjet nëpër Indi këtë vit kanë vrarë më shumë se 150 njerëz dhe kanë lënë mijëra të zhvendosur.

“Ne kemi regjistruar nivele të papara nga përmbytjet në Hathidah dhe Bhagalpur,” tha shefi i Komisionit Qendror të ujit në Indi.

“Në të gjitha këto vende është kaluar niveli i mëparshëm i përmbytjeve”, shtoi ai për “BBC”.

Bihar është një nga shtetet më të përmbytura në Indi me të paktën 150 të vdekur dhe rreth gjysmë milioni njerëz të evakuuar.

Comments