Përmendorja me plis në mes të Beogradit është e struganit Jani Konda

473
fresco

 


Përmendorja me plis në mes të Beogradit është e struganit Jani Konda

 

Sipas mediave serbe, më në fund u zbulua një “tradhti” e skulptorit të famshëm kroat, Ivan Meshtriviq, i cili në përmendoren e njohur të “Fitimtarit të Beogradit“ (Beogradski Pobednik) e kishte skulpturuar një shqiptar me plis , me shqipe ne duar dhe shpaten e madhe.

Sipas tyre, ky ishte një mashtrim i madh që i është bërë popullit serb.
Kjo përmendore me dekada të tëra e ka fshehur mashtrimin e madh, që trimi me shikimin e tij drejt Cerit, ishte një shqiptar me plis. Mediumi serb “Dveri srpske” shkruan se Ivan Meshtroviqi jo vetëm që kishte punuar kundër serbëve, por edhe në gjithë këtë tollovi ishin të përzier edhe Josip Broz Tito, Alojz Stepinac, komunistët, ustash, Njegoshi etj.
“Arsyeja themelore për ndërtimin e shtatores, e cila para Luftës së Dytë Botërore është quajtur “Fitimtari i Kosovës” nuk ishte, sipas tyre, që ai të bëhet simbol i Beogradit, por të bëhet një përmendore dedikuar çlirimit përfundimtar të Serbisë nga Turqia, dhe si e tillë u zbulua më 7 tetor 1938 në një lartësi të caktuar në tarracën e Kalemegdanit”.
Mediat serbe vazhdojnë që Ivan Meshtroviqi, skulptor i njohur kroat, shok i mirë iustash Stepinac, pas luftës, si mysafir i Titos në Brione, e merr lejen dhe paratë për ndërtimin e përmendores së trimit të panjohur në Avalë të Beogradit, e cila më shumë duket si varrezë faraonësh se të paraqesë të përvuajturin, trimin serb në histori
Meshtroviqi e ka ditur që në Histori Beogradin nga turqit e kanë çliruar shqiptarët ( çeta e Kondo Bimbashit ) si shtetin e parë Serbë e kanë formuar shqiptarët në krye me Karaxhorxhen.

Profesori Natmir Arifi, njohës i mirë i historisë shqiptare, thotë se kjo përmendore është e shqiptarit Jani Konda nga Struga, i cili bashkë me disa luftëtarë të tjerë shqiptarë kanë çliruar Beogradin nga osmanllinjtë. “Jani Konda, a rodom arnaut bjashe…” thotë një këngë e vjetër serbe. Skulptori i madh kroat, thjesht, e ka njohur historinë dhe e ka paraqitur realitetin, thotë gjuhtari, Natmir Arifi, transmeton Drini.mk

Comments