Përmirësohet gjendja e gjimazistit që u plagos te “Çajupi”
Gjimnazisti i plagosur sot te shkolla e mesme “Çajupi” në Tiranë nuk është më në rrezik për jetën.
Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe tashmë, pas 4 orësh ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
K.S. u plagos nga bashkëmoshatari Marsel Suli në derën e shkollës pas një sherri në “Facebook”.
Ai u godit me thikë në këmbë, duke pësuar dëmtime të rënda të arteries dhe për pasojë humbi gjak.