Peroti shënon golin më të bukur në historinë e Liga Evropa (VIDEO)

373
fresco
Peroti shënon golin më të bukur në historinë e Liga Evropa (VIDEO)

midle

Roma sonte pa shumë probleme mposhti skuadrën çeke të Viktoria Plzen me rezultatin 4:1, duke siguruar edhe përfundimisht pozitën e parë në grupin “E” ku bëjnë pjesë edhe skuadra rumune e Astra dhe Austria e Vienës.

Edin Xheko me “hat-trikun” e tij doli të jetë figurë qendrore te skuadra romake, mirëpo megjithatë goli i Perotit pa dyshim që ishte goli më i bukur i ndeshjes dhe me siguri një ndër golat më të bukur në historinë e Liga Evropa.

Për më tepër ndiqeni videon e mëposhtme ku mund të shihni këtë super gol të italianit, ndërsa kur jemi tek golat e bukur vlen të theksohet se edhe goli i parë i Xhekos ishte maestral.

Super goli i Perotit

Të gjitha golat nga ndeshja Roma – Viktoria Plzen 4:1

Comments