Përplasen dy automjete në Korçë, një person në gjendje kritike për jetën



Foto: Ilustrim
Një aksident i rënë rrugor ka ndodhur në Korçë me pasojë një të plagosur. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Sovjan, ku janë përplasur dy automjete, konkretisht: kamioni me targa KO 7579 B, me drejtues I.S, rreth 50-vjeç, me një automjet tip “Mercedes- Benz” me targa AA 722 NA.
Për pasojë ka mbetur i plagosur në gjendje kritike për jetën, drejtuesi i automjetit “Mercedes- Benz”, R.T., rreth 35-vjeç nga fshati Libonik, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. |