Përplasen dy vetura në rrugën Tetovë-Trebosh, ka të lënduar

290
fresco

midle
policiska-lenta1

Dje rreth orës 17 në udhëkryqin në rrugën lokale Tetovë-Trebosh dhe rrugën lokale Trebosh-Xhepçishtë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marr pjesë dy vetura, një veturë e tipit “Bora” me targa nga Tetova, e drejtuar nga 34 vjeçari M.A. nga Tetova dhe një veturë e tipit “Mercedes”, njashtu me targa nga Tetova e drejtuar nga 24 vjeçari B.D. nga fshati Trebosh,transmeton TetovaSot.

Në aksident janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe udhëtari në veturën “Bora”, 20 vjeçari E.K. nga Shkupi, të cilët pas ndihmës mjekësore të marr në Spitalin Klinik në Tetovë janë lëshuar për mjekim në shtëpi.

Pas kryerjes së kontrollit po vërtetohet arsyeja e aksidentit, kur dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 70.000 denar.

Comments